Mes të arrestuarve për drogë në Amerikën Latine edhe shqiptari Fatos Markaj, ja lokali ku mblidhej grupi
Mes të arrestuarve të cilët akuzohen trafikim armësh dhe droge nga Amerika Latine është edhe shqiptari Fatos Markaj, i cili sipas policisë belge rezulton të jetë një nga personat qe drejtonte grupin kriminal me ku pjese e tyre ishin dhe 12 shqiptarë të cilët janë arrestuar.
Ky që shikoni është Markaj, 51-vjeçari rezulton të jetë edhe pronari i kafenesë Pimpelhof në Seefhoek të Antwerp-it.
Në këtë ambient pikërisht në mblidheshin edhe anëtarët e grupit për të bërë pazaret e tyre për trafikimin e armëve dhe drogës.
Lokali i shqiptarit ishte një nga 19 vendet ku policia bastisi mëngjesin e së mërkurës, nga policia belge.
Po ashtu Fatos Markaj kishte edhe një piceri shumë pranë lokalit ndërsa ishte i certifikuar edhe si trajner futbolli.
Në këtë aksion koordinuar edhe me policine shqiptare u angazhuan 275 efektivë të polocise belge.
