Gjendet pa shenja jete brenda banesës së tij, 60-vjeçari dyshohet se …
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2024, 16:32
Një i moshuar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme brenda banesës së tij në lagjen nr.1 në Pogradec.
Sipas informacioneve nga policia 60-vjeçari E. P. Dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi vuante nga probleme shëndetësore të lidhura me zemrën.
Sakaq, grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e rastit.
