Koncensioni i Sterilizimit/ Pas 9 orë "torturë", Beqaj çon për pyetje në SPAK Ilir Rrapajn dhe Klodian Rrjepajn

Koncensioni i Sterilizimit/ Pas 9 orë "torturë", Beqaj

Agjentet e Byrosë Kombëtare të Hetimit po marrin në pyetje personat nën hetim për vjedhjen në koncensionin e Sterilizimit.

Sot po merren në pyetje në ambientet e SPAK Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrjepaj.

Brenda dosjes së Prokurorisë së Posaçme faktohet njohja e mëparshme mes fituesve të tenderit dhe zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë së asaj kohe, deri në dhënien e koncesionit me vlerë 100 milionë euro.

Sipas të dhënave në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, Ilir Beqaj, atë kohë ministër i Shëndetësisë dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, si dhe administratori i shoqërisë koncesionare Sani Service kanë kryer udhëtime së bashku.

Ashtu siç zbulohen edhe udhëtimet e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj me biznesmenin Ilir Rrapaj.