Rreh dhe e bën për spital të birin, kapet në flagrancë 63-vjeçari në Cërrik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2024, 11:54
Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Cërrik pasi ushtronte dhunë në familje. Shtetasi H.K., banues në Cërrik u arreëstua në flagrancë nga specialistët e hetimit të krimeve pasi dhunonte djalin e tij.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin H. K., 63 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.
