Pinari: FA-të dhe kompania kontraktore nuk zbatuan kontratën për "Gërdecin", MEICO dorëzonte vetëm municionet

Ish-drejtor i kompanisë MEICO, Ylli Pinari pasi dëshmoi në GJKKO për "Gërcedin" dhe një prononcim për gazetarët jashtë.

Ai tha se përgjegjës për ngjarjen e rëndë të Gërdecit janë Forcat e Armatosura dhe kompania kontraktore.

Pinari: Shpërthimi është përgjegjësi e Forcave të Armatosura. Ato nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që u përcakton legjislacioni, vendimet e qeverisë dhe urdhrat e ministrit. Për mua është përgjegjësi e tyre të të operatorit që duhet të zbatonte rregullat që ne i kishim caktuar në kontratë.

MEICO kishte detyrën të merrte në dorëzim dhe të dorëzonte municionin, kaq. Vet statusi i MEICO është ndërmarrje që përfaqëson interesat e pronarit të mallit, që ishin Forcat e Armatosura, dorëzonte mallin dhe të gjitha arkëtimet e lekëve kalonin në buxhetin e shtetit.