Seanca ndaj Hajdarit në GJKKO, Sazan Guri: Sineci pa ujë, korrupsion nga një kryetar i gabuar

Në cilësinë e përfaqësuesit të banorëve të Sinecit në Kuçovë, ambientalisti Sazan Guri akuzoi kryetarin e Bashkisë Kreshik Hajdarin për abuzimet me ujin e pijshëm për këta banorë.

Në përfundim të seancës së mbajtur në Gjykatën e Posaçme, Guri para medieve u shpreh se kemi të bëjmë me një korrupsion të pastër nga një kryetar i gabuar bashkie si Hajdari

Sazan Guri: Jemi përballë faktit që vendimet e marra pë komitetin e Sinecit, një vepër ujore, është vepër e korruptuar. Banorët sot që flasim ende nuk kanë produkt që quhet ujë.

Këto vendime të gabuara vijnë nga një kryetar i gabuar në vendin e gabuar, në një  kohë të gabuar.

I themi Ramës je duke bërë një hap të gabuar në Kuçovë. Jo vetëm kryetar i gabuar por edhe vepra e gabuar. Ata ndodhen pa pikën e ujit.