Peleshi: Efektivët e EOD dhe FA, përparësi krijimin e zonave të pastra nga municionet e rrezikshme

Identifikimi, vlerësimi dhe asgjësimi i municioneve të rrezikshme janë procese të rëndësishme për të garantuar sigurinë publike dhe parandaluar aksidente të mundshme, u shpreh sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Peleshi nënvizoi se, puna e vazhdueshme e specialistëve të EOD për garantimin e kësaj sigurie në të gjithë territorin e vendit tonë është e një rëndësie të veçantë.

Përgjegjësia për krijimin e zonave të pastra nga municionet e rrezikshme është përparësi për efektivët EOD dhe Forcat.