Përndoqi një shtetase dhe i hapi llogari false në rrjete sociale, shpallet në kërkim 31-vjeçari nga Librazhdi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2024, 11:52
Një shtetas 31-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia. B.B., banues në Librazhd dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një 26-vjeçareje duke krijuar profile false në rrjetet sociale.
Përveç kësaj, 31-vjeçari e ka përndjekur shtetasen. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike e shpallën në kërkim B.B.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin B. B., 31 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një 26-vjeçareje, duke krijuar profile false në rrjetet sociale, si dhe e ka përndjekur këtë shtetase.

