Arrestohet një 30-vjeçar në Fier, iu gjetën doza kokaine me qëllim shitjen
Një 30-vjeçar është arrestuar në qytetin e Fierit, mbrëmjen e djeshme në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.
J.N., banues në qytetin e Fierit, u kap në flagrancë nga policia, si pasojë e informacioneve të marra nga inteligjenca policore.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën sasi lënde narkotike kokainë të ndara në doza me qëllim shitjen e tyre.
Njoftimi i Policise Fier
Goditje të përditshme në kuadër të operacionit “Tempulli”, kundër prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Kishte përgatitur doza kokaine, për t’i shitur në qendër të qytetit, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe të mbështetur nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të shitjes në doza, të drogave të forta.
Për rastin u arrestua në flagrancë, në qendër të qytetit të Fierit, shtetasi J. N., 30 vjeç, banues në Fier.
Nga kontrollet fizike dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme



