“Gafë e pafalshme! Goli i dytë i Interit duhej anuluar”
Polemika të shumta prodhoi fundjava në Serie A.
Interi dhe Juventusi fituan me jo pak vështirësi përballë Hellas Veronës dhe Salernitanës.
I njëjti rezultat (2-1) dhe sërish dy pikë distancë, me zikaltrit e Inzaghit që kryesojnë kampionatin italian.
Por, bardhezinjtë e Allegrit ndjekin me dy pikë më pak.
Vendimet e dyshimta arbitrare janë komentuar shumë në vendin fqinj.
Interi iu fal golit të Frattesit në minutat shtesë për të thyer Veronën.
Gol që duhej anuluar për goditje të Bastonit ndaj Dudës sipas Andrea Gervasonit, zv përzgjedhësi i arbitrave në Itali.
“Nuk ka asnjë dyshim që goli i dytë i Interit duhej të ishte anuluar. Gabim i dukshëm. Do të analizojmë se ku gaboi VAR-i dhe çfarë mund të ishte vendosur në atë moment.
Dënimi për arbitrat? Me shumë mundësi mund të pezullohen ndonjë ndeshje. Ose mund të përfundojnë në Serie B”, thekson Gervasoni.
