VIDEO/ Manchester City shkatërron 5-0 Huddersfieldin në FA Cup

Manchester City-n triumfuan me lehtësi 5-0 duelin e FA Cup përballë Huddersfieldit në “Etihad”. “Qytetarët” janë kualifikur për në fazën e 1/16-tave të kësaj kompeticioni. Foden dhe Alvarez e çuan skuadrën e Pep Guardiolës në epërsi të dyfishtë në pushimin mes pjesëve.

Në pjesën e dytë Jackson shënoi autogol, ndërsa pak më vonë e dërgoi topin në rrjetë Foden, pas pasimit të marrë nga Kovacic. Jeremy Doku realizoi golin e pestë në fundin e ndeshjes duke vulosur shifrat 5-0.