Allegri: VAR është subjektiv, ne gjithmonë e pësojmë ndryshe nga skuadrat e tjera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2024, 13:44
Pas fitores 1-2 me përmbysje në transfertën e Salernitana-s, trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri ka folur ndër të tjera edhe për vendimet e VAR-it ndaj tyre dhe ndaj skuadrave të tjera.
Sipas italianit vendimet e VAR-it janë subjektive, ndërsa theksoi në konferencën për mediet se ekipi i tij asnjëherë nuk ka përfituar.
“VAR-i është subjektiv, unë e kam thënë këtë që në fillime.
Ne gjithmonë e pësojmë, ndryshe nga skuadrat e tjera.
Nuk ka kuptim të debatojmë, ne bëjmë punën tonë, ka një komision arbitrash që vlerëson atë që ata bëjnë”-deklaroi Allegri, ndërsa u pyet për vendimet e VAR ndaj Inter-it specifikisht.
