Viti 2024 nis me gola për legjionarët/ Shënojnë Uzuni, Broja dhe Manaj
Legjionaret kuqezi e kanë nisur vitin 2024 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë protagonistë në klubet e tyre dhe duke shënuar gola tepër të rëndësishëm.
Myrto Uzuni ishte i pari që gjeti rrugën e rrjetës me skuadrën e tij Granada.
Sulmuesi i Kombëtares e nisi si titullar dhe realizoi golin e parë të sfidës në fitoren 2-0 ndaj Cadiz.
Protagonist ishte edhe Armando Broja me Chelsean.
Blutë e Londrës fituan me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Preston, ndeshje e vlefshme për FA Cup.
Broja hapi serinë e golave falë një realizimi të bukur me kokë.
Sulmuesi kuqezi u aktivizua si titullar dhe gjeti rrugën e rrjetën në minutën e 58-të.
22-vjeçari zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë dhe i shkoi shumë pranë golit edhe në dy raste të tjera, teksa u ndal edhe nga tranversa.
Rey Manaj vijon me formën fantastike.
Ai ishte sërish protagonist, këtë herë në sfidën Kayserispor-Sivasspor, që përfundoi 1-3.
Sulmuesi lushnjar shënoi dy gola në minutat shtesë, duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij.
Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Thomas Strakosha, Ardian Ismajli, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti dhe Ylber Ramadani.
Ndërkohë që dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Frederic Veseli, Keidi Bare dhe Nedim Bajrami.
