3 muaj pa rroga/ Protestoi për pagat e prapambetura, Cikalleshi lihet jashtë ekipit në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2024, 21:42
Konyaspor po kalon periudhë të vështirë në aspektin financiar. Klubi turk nuk ka kryer të gjitha pagesat në kohën e duhur për disa futbollistë, duke krijuar kështu shumë pakënaqësi në ambientin përreth.
Sokol Cikalleshi dhe portieri Paul Bernardon nuk u grumbulluan për ndeshjen ndaj Gallatasaray, për shkak se ngritën zërin për çështjen e rrogave. Pikërisht për këtë arsye, trajneri i Konyaspor vendosi t’i lërë futbollistët në shtëpi.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, lojtari kuqezi ka 3 muaj pa marrë rrogën. Sokol Cikalleshi është golashënuesi më i mirë i skuadrës këtë sezon me 8 gola dhe 2 asiste. Në krahun tjetër, portieri Paul Bernardoni luajti në 17 ndeshje këtë sezon.

