ZYRTARE/ Jo vetëm Skuka, Partizani prezanton përforcimin e radhës

Partizani siguron përforcimin e dytë në merkaton dimërore.

Pasi riveshën Xhuliano Skukën të kuq, kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë zyrtarizuar afrimin e Redon Ismailit.

21-vjeçari luan si qendërmesfushor, por mund të aktivizohet edhe në krahët e repartit të mesit të fushës.

Ismajli vjen nga skuadra e Gjilanit.

Edhe pse është grumbulluar me Kosovën U21, ai nuk ka arritur ende të debutojë me dardanët.

Ismaili ka firmosur një kontratë 2+1 me “Demat”, duke u vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shehi në Antalia të Turqisë.

Aty ku Partizani po zhvillon përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit.

Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Redon Ismailin.

Mesfushori 21 vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e Gjilanit, ka firmosur me kampionët një kontratë dyvjeçare. Me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Ismaili pjesëtar i përfaqësueses U21 të Kosovës, i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë“, lexohet në komunikatën zyrtare të 17 herë.