VIDEO/ Rei Manaj kthehet në hero, sulmuesi shqiptar shënon dy herë në minutat e fundit për Sivasporin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2024, 14:26
Rei Manaj është kthyer në hero për Sivasporin në ndeshjen kundër Kajserispor në Superligën Turke.
Sulmuesi shqiptar shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e 90’ dhe pas 8 minutash shënoi dhe të dytin personal e të tretin për Sivasporin duke i dhënë tre pikët skuadrës së tij dhe duke e afruar me 5 pikë diferencë me zonën europiane.
Ky është goli numër 8 për Manajn në kampionat dhe i 11-ti në të gjitha kompeticionet duke i dërguar një “SMS” trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo.
Goli i parë:
https://streamin.one/v/fba3e2c1
Goli i dytë:
https://streamin.one/v/4509212c
