Shënon pas rikthimit, Rrahmani ndëshkon ekipin e Roshit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2024, 21:35
Albion Rrahmani është rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në gju në datën 12 tetor.
Sulmuesi dardan gjeti golin sot në miqësoren që Rapidi zhvilloi përballë turqve të Sakaryasporit, skuadër ku luan Odise Roshi.
Ky i fundit e nisi si titullar, ndërkohë që për ekipin rumun e filluan nga minuta e parë Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi.
Rrahmani u fut në fushë si zëvendësues dhe 8 minuta përpara fundit të takimit realizoi me penallti.
Rapidi renditet në vendin e katërt në kampionatin rumun me 33 pikë, 11 më pak se kryesuesit e FSCB.
