VIDEO/ 11-metërshi i humbur në minutën e 100-të, shikoni si Frattesi prish me thembër pikën e penalltisë
Interi arriti një fitore me polemika ndaj Veronës, në duelin e zhvilluar prej orës 12:30.
Zikaltërit e Inzagit triumfuan me rezultatin 2-1, teksa miqtë në minutën 90+10’ kishin shansin e artë për të barazuar shifrat, por francezi Tomas Henri nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke goditur shtyllën.
Ndërkohë në rrjet është duke qarkulluar një video që i shpëtoi vëmendjes së kamerës, teksa shihet mesfushori Fratezi, autori i golit të fitores, i cili shkon te pika e penalltisë dhe e dëmton atë me thembër.
Duket se ky gjest i futbollistit italian i dha frytet pasi në momentin e gjuajtjes së penalltisë, topi kërcen pas dëmtimit të fushës duke e penalizuar disi futbollistin Henri për të bërë gjuajtjen perfekte.
Jo vetëm protagonist me golin e fitores, duket se Fratezi u bë protagonist edhe te penalltia e humbur, duke i dhënë një asist të dyfishtë Interit për 3 pikët që e shpallën kampion dimri.
Abbiamo sofferto ma questa partita ha regalato tante emozioni..
— ???????????????????? ???????????????????????????? (@PadreMaronnoTW) January 6, 2024
Doppietta di Frattesi ????????????pic.twitter.com/zayf3Sjr7O
