VIDEO/ Tre debutues në fushë, Real Madrid kualifikohet më tej në Kupën e Mbretit pasi fiton ndaj modestëve të Arandinas
Real Madridi triumfoi ndaj modetësve të Arandinas me rezultat 1-3 në kuadër të raundit të 1/16-ave të Kupës së Mbretit.
Karlo Ançeloti për këtë ndeshje vendosi të luajë me emra si Arda Guler, Vinicius Tobas dhe Alvaro Karilo, që debutonin në ekipin e parë.
Pjesa e parë edhe pse kishte raste, nuk solli gola, përveç një shtylle të goditur nga Guler me një goditje dënimi.
Me të filluar pjesa e dytë, Real Madridi fitoi penallti, ku Joselu ishte i saktë për 0-1.
Pas vetëm një minute Brahim Diaz shënoi për 0-2, duke bërë që Real Madridi t’i priste minutat e fundit në qetësi.
Për golin e tretë mendoi braziliani Rodrigo.
Në kohën shtesë ishte Nacho që shënoi në portën e tij për rezultatin përfundimtar 1-3.
Fitore kjo që i siguroi kualifikimin madrilenëve.
