Do gola të anuluar nga VAR dhe penallti e humbur, Sassuolo fitore dramatike ndaj Fiorentinës me Bajramin në fushë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2024, 08:02
Sasuolo e Nedim Bajramit i dha fund ecurisë prej 5 ndeshje pa fitore në Serinë A, teksa triumfoi ndaj Fiorentinës me rezultatin 1-0, pas një pjese të dytë dramatike.
Sfida u vendos nga goli i Pinamontit i realizuar në minutën e 9-të, ndërkohë që në fragmentin e dytë të sfidës u anuluan 2 gola nga VAR, ndërkohë që Bonaventura shpërdoroi një 11-metërsh në minutën e 64-t.
Për sa i përket mesfushorit të Kombëtares, Nedim Bajrami, ai u aktivizua në minutën e 81-të në vend të Berardit.
Falë këtij triumfi Sasuolo u ngjit në vendin e 14-t me 19 pikë në po kaq javë.
Duelin e radhës ekipi i mesfushorit shqiptar e luan në transfertë ndaj Juventusit, ndërkohë në krahun tjetër, Fiorentina, humbi shansin për të barazuar Milanin me pikë në renditje.
