“E si mos të të dua?”, Vedat Muriqi reagon për njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka reaguar pas lajmeve se Spanja zyrtarisht njeh pasaportën e Kosovës.

Që nga ky moment, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë lirshëm pa viza në gadishullin iberik.

Ky është padyshim një lajm i madh, sidomos për tifozët e Real Madridit dhe Barcelonës në Kosovë, pasi që tani do të kenë mundësinë që ta ndjekin nga afër klubin e tyre të zemrës.

“Si mund të mos të dua Spanjë?”, ka shkruar Muriqi në gjuhën spanjolle në platformën X (ish-Twitter).