VIDEO/ Zhegrova fantastik në Francë, shënon tre gola brenda pjesës së parë dhe jep edhe 2 asiste

Lille triumfoi 12-0 ndaj Golden Lion, në ndeshjen e vlefshme për Coupe de France.

Protagonist absolut për vendasit ishte Edon Zhegrova, i cili realizoi 3 gola dhe dhuroi 2 asiste.

Zhegrova realizoi përkatësisht në minutat 33’, 41’ dhe 42’.

Sulmuesi shqiptar dhuroi pasin e fundit në golin e Yazici në minutën e 11-të dhe tek David në të 25-ën.

24-vjeçari ka luajtur më parë te Genk në Jupiler League të Belgjikës dhe në Super League të Zvicrrës me fanellën e Basel.