Lajm i keq për Allegrin, dëmtohet Chiesa

Pas Cambiaso, Juventus humbet një tjetër lojtar përpara ndeshjes ndaj Salernitana.

Një problem i madh për Allegrin, pasi është Federico Chiesa i dëmtuari.

Sulmuesi italian pësoi një ndrydhje në gju.

Ish-lojtari i Fiorentina nuk do të udhëtojë me ekipin për ndeshjen në transfertë ndaj Salernitana.

Megjithatë, testet e para instrumentale përjashtuan një dëmtim të rëndë.