ZYRTARE/ Skuka rikthehet tek Partizani, Shehi një forcë më shumë për titullin

Nuk ka më dilema, Xhuliano Skuka është sulmuesi më i ri i Partizanit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale. 

Skuka vjen në formë huazimi pas marrëveshjes mes klubit francez të Metzit dhe Partizanit, marrëveshje e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.

Njoftimi i Partizanit:

Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e Xhuliano Skukës.

Klubi dhe Metz kanë arritur marrëveshjen mes tyre për huazimin e sulmuesit 25 vjeçar te kampionët.

Skuka do të jetë pjesë e të kuqve deri në përfundim të sezonit 2023-2024 duke konfirmuar se Partizani mbetet zgjedhja e parë në Shqipëri.