Monza mposht Frozinonen e shqiptarëve, tifozët miq plagosin një stjuarde me fishekzjarre

Një episod i shëmtuar ka ndodhur gjatë pjesës së parë të takimit të fundit të fazës së parë mes Frozinones dhe Monzas, gjatë të cilit u plagos një stjuarde që shërbente në sektorin e mysafirëve të stadiumit “Benito Stirpe”.

Tifozët hodhën një fishekzjarr pas sektorit ku ishin vendosur dy stjuardët.

Më afër fishekzjarrit të shpërthyer ishte një vajzë, që u rrëzua menjëherë përtokë derisa mbërriti ndihma mjekësore.

Ambulanca e mori stjuarden e re për ta transportuar në spitalin “Spaziani” aty pranë.

Megjithatë, për stjuardin e dytë, nuk duket asgjë serioze.

Sa i përket ndeshjes, ajoi u fitua nga Monza në shifrat 3-2. 

Dy futbollistët shqiptarë që janë pjesë e Frozinones, Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviç, u aktivizuan në pjesën e dytë të takimit, pikërisht në minutën e 85-të.

Golat për Frozinonen i shënuan Harroui në minutën 56 dhe Soule në minutën e 75-të.

Ndërsa golat e Monzës u shënuan nga Dani Mota në minutën  e 18-të, Karboni dyfishoi në të 45-ën, ndërsa Soule shënoi autogol në minutën e 55-të.