Mbështetësit poshtë shtëpisë së Berishës, Burimi: Nuk më habit reagimi i njerëzve, është normale
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 4 Janar 2024, 18:47
Analisti Genc Burimi në një intervistë në Ora News foli për protestat e mbështetësve të Berishës poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit. Burimi e quan këtë reagim normal pasi Berisha është idhulli dhe lideri i tyre.
‘’Është reagim normal, nuk më habit. Të njëjtat skena i pashë edhe për Trumpin dhe për yje të Hollivudit.
Nuk më habit reagimi i njerëzve. Është normale, janë fansa. Është idhulli i tyre, është lideri i tyre.
Edhe po të kishte qenë Rama që të arrestohej në shpi, do kishte nje grup njerëzish që do shkonin poshtë dritares së tij.
Nuk ka asgjë të vecantë ndaj Berishës. Cilado qoftë mbështetja, ajo që e mat mbështetjen është vota'', tha ndër të tjera Burimi.
