Spiropali takon drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar: Bashkëpunime të reja na presin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2024, 15:51
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot në një takim John Fluharty, Drejtor i Programit për Shqipërinë i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI).
Spiropali vlerësoi aktivitetin e IRI-it në Shqipëri, si dhe kontributin domethënës që kanë dhënë në forcimin e demokracisë dhe qeverisjen e mirë.
“E falënderova për bashkëpunimin e frytshëm që ky Institut ka me partitë politike, përtej çdo vije ndarëse. Bashkëpunime të reja na presin”, u shpreh Spiropali.