Akuza e fortë e Berishës: U planifikua vrasja e kandidatit të PD-së për Hasin, dosja para pak muajsh erdhi te Dumani
Sali Berisha nga dritaja e banesës së tij ku qëndron në arrest shtëpie të caktuar nga GJKOO për dosjen e kompleksit "Partizani" jodhi një akuzë të fortë.
Ai tha se vetëm pak muaj më parë në zyrat e Altin Dumanit, mbërrin dosja ku dëshmohet se falangat e partisë së krimit mqs nuk mund të fitonin Hasin, kërkonin që të eliminonin kandidatin e Partisë Demokratike
Berisha: Të dashur miq ju keni konstatuar se në dallim nga çdo politikan unë kam sulmuar me ashpërsinë më të madhe SKAP-in si organizatë kriminale. Sot do t'ju them shkakun themelor. Në çdo gjë që kemi në vlerat tona politike. Supervlerë të gjithë ne kemi votën e lirë.
Nëse Edi Rama, ministrat e tij, Dumani, Doshi, Gjiknuri, Manja, janë vrasës të saj në terren. Dumani, Kraja dhe horra të tjerë janë vrasës të saj në dosje që nuk i hapin kurrë. Këta janë laro, armiq të lirive tuaja dhe të shqiptarëve. Këta për ata që ndajnë me kriminelët në qeli, janë gati të shkelmojnë mbi votën. Vetëm pak muaj më parë në zyrat e Altin Dumanit, mbërrin dosja ku dëshmohet se falangat e partisë së krimit mqs nuk mund të fitonin Hasin, kërkonin që të eliminonin kandidatin e Partisë Demokratike
