Maliqi: Vendin e sundon krimi dhe bandat, protesta dhe mosbindje deri në rrëzimin e këtij regjimi
Ish-deputeti i PD-së dhe kandidati demokrat për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi në një postim në Facebook është shprehur se vendin e sundon krimi, bandat dhe droga.
Gjithashtu Maliqi thekson se është koha për reagim dhe protesta të fuqishme dhe mosbindje civile deri në rrëzimin e këtij regjimi.
Postimi i Lefter Maliqit:
Vendin e sundon krimi, bandat dhe droga.
Peshku është qelbur nga koka! Ky është mandati i 3-të i Rilindjes; mandat krimi, pasigurie, trafiqesh, paniku, varfërie, shpopullimi dhe korrupsioni.
Shteti i kapur nga “Mafia” ka rënë!
Vrasje, plagosje, grabitje, atentate, vënie gjobash, kontenierë me drogë, armëmbajtje pa leje, aksidente, vjedhje, përplasje bandash etj.
Drejtesia e kapur, institucionet shtetërore të kapura, një pjesë e Opozitës e kapur, pushteti lokal 90% i kapur, vota e lirë nuk egziston, Demokracia, liria e Medias dhe fjalës së lirë në rrezik serioz, Lideri i Opozitës në ‘arrest shtëpie’, me urdhër të pastër politik, me telekomandë nga Surreli.
Vendi drejtohet nga mafia, krimi, oligarkët e të korruptuarit.
Koha për mobilizim, angazhim, punë të madhe në Bazë e në çdo QV, Lagje, fshat e qytet.
Koha për zgjim, reagim dhe protesta të fuqijëshme dhe mosbindje deri në rrëzimin e këtij regjimi, narkoshtetit dhe rivendosjen e votës së lirë, mbrojtjen e pluralizmit politik, ndalimin e shpopullimit dhe çuarjen e vendit në BE.
Fitore!


