VIDEO/ Berisha falenderon mbështetësit: Mirënjohje luftëtarëve të lirisë për solidaritetin

‘Luftëtarët e lirisë’, i ka quajtur lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbështetësit e tij, të cilët dolën sërish sot, duke u solidarizuar kundër arrestit në shtëpi ndaj tij.

‘Mirënjohjen më të thellë luftëtarëve të lirisë për solidaritetin e tyre’, shkruan Berisha në Facebook, teksa ka publikuar edhe pamje brenda ambienteve të shtëpisë së tij.