Berisha në arrest shtëpie, mbështetësit mblidhen sërish poshtë banesës së ish-kryeministrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2024, 17:42
Ndërsa tashmë ndodhet nën masën e ‘arrestit të shtëpisë’, simpatizantët e Sali Berishës janë grumbulluar sërish në rrugicën poshtë banesës së tij.
Ndërkohë mbështetësit e tij u dëgjuan duke brohoritur, ndër të tjera: “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.
Pritet që ish-kryeministri Sali Berisha të përshëndesë dhe ndoshta edhe të komunikojë me simpatizantët e tij nga dritarja.
