Mbështetësit poshtë shtëpisë së Berishës, pjesë edhe Argita Malltezi: Vendimi i gjykatës është i paligjshëm

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka folur për mediat nga poshtë pallatit të Berishës ku dhjetëra mbështetës janë mbledhur në shenjë solidarizimi. Argita Malltezi u shpreh se vendimi i gjykatës është i paligjshëm dhe se do bëhen apelime të vazhdueshme. 

‘’Vendimi i gjykatës është absolutisht i paligjshëm, antikushtetues. Është kjo arsyeja që ai vendim nuk mund të qëndrojë.

E rrëzon Kushtetuta. Nuk mund të kufizohet liria e shprehjes.

Gjykata ka vendosur një masë të pambështetur në ligj. Ne do bëjmë apelime të vazhdueshme.

Kjo është një drejtësi e kapur’’, tha ndër të tjera Argita Malltezi.