Adriana Kalaja kallëzon në SPAK anëtaren e gjykatës Kushtetuese, Xhaferllarin: Ka kryer 2 vepra penale
Adriana Kalaja nga PD ka depozituar në SPAK kallëzim penal për anëtaren e gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari. Në fjalën e saj për mediat, Kalaja u shpreh se Xhaferllari ka kryer dy vepra penale.
‘’Subjekti I këtij kallëzimi është Marsida Xhaferllari anëtare e gjykatës Kushtetuese. Sipas provave që paraqes sot para SPAK, Xhaferllari ka kryer 2 vepra penale.
Veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
Referuar këtyre provave rezulton se Xhaferllari në konflikt të pastër interesi ka marrë në shqyrtim dhe ka votuar për cështje ku kërkues është edhe personi që bashkëjeton.
Nga ana tjetër rezulton se Xhaferllari ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj antëraëve të tjerë të gjykatës Kushtetuese ku Xhaferllai ishte relatore dhe kjo ka të bëjë me kërkesën e bërë nga grupi I deputetëve të Bashës që fatmirësisht u rrëzua nga Kushtetuesja'', tha ndër të tjera Kalaja.
