Bashkëshortja e Alibeaj do të kallëzohet në SPAK nga PD, Kalaja: Ka kryer shpërdorim detyre

Ditën e nesërme datë 4 janar, ora 11.00, pas kërkesës dërguar KPA dhe Kryetares së Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedimit disiplinor dhe shkarkimin e gjyqtares se kësaj  gjykate, Marsida Xhaferllari, Adriana Kalaja nga PD do të depozitojë në SPAK kallëzimin penal për ketë gjyqtare.

Ajo shprehet se Xhaferllari në darkë bashkëjeton me deputetin Enkeled Alibeaj si dhe feston neper festa të grupeve politike, ne mëngjes bëhet relatore e çështjeve me kërkues bashkëjetuesin e saj.

“Provat që do depozitoj në SPAK tregojnë konsumimin nga znj. Xhaferllari të veprave penale të: Shpërdorim detyre dhe Ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Po kështu do të depozitoj prova të mjaftueshme për çështje të cilat znj. Xhaferllari duhet të jepte dorëheqjen meqenëse z. Alibeaj ne Këshillin e Mandateve dhe Rregulloreve, jo vetëm votoi kundra z. Berisha, por e sulmoi më shumë se vetë rilindasit.” – shkruan Kalaja.