Qysh nga fundviti i "izoluar”, avokatët e Berishës ankimojnë arrestin në shtëpi të ish-kryeministrit

Avokatët e liderit të opozitës Sali Berisha kanë ankimuar vendimin e 30 dhjetorit që shkoi marrë nga Gjykata e Posaçme e cila zëvendësoi masën e sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie.

Berisha qysh prej ditëve të fundit të vitit 2023 u izolua në shtëpi pas vendimit të GJKK-së që e la në arrest shtëpie.

Berisha e ka cilësuar një gjë të tillë si një vendim politik të marrë nga drejtësia e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë deputetët dhe simpatizantët demokratë i kanë bërë shoqëri Berishës poshtë pallatit ku banon, teksa pritet që të mblidhen edhe sot në orën 17:00.