Mbështetësit poshtë shtëpisë së Berishës, Balliu: Asgjë nuk e ndal aksionin opozitar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2024, 12:57
Ndërsa tashmë ndodhet nën masën e ‘arrestit të shtëpisë’, simpatizantët e Sali Berishës u grumbulluan në rrugicën poshtë banesës së tij.
Ish-kryeministri Sali Berisha doli në dritare dhe i përshëndeti ata me dy gishta dhe me flamujt e PD-së.
Ndërkohë një reagim bëri edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.
Në rrjetet sociale, Balliu publikoi videon e Berishës ku përshëndet mbështetësit nga ballkoni i banesës, ndërsa shkruan se asgjë nuk e ndal aksionin opozitar.
Postimi i Balliut:
Sali Berisha del te përshëndes qytetarët qe kanë mbushur rrugët në mbështetje të tij.
Asgje nuk e ndal aksionin Opozitar.
