DASHI, astrologu Jofiel Koço: 2024-ta është viti ku personat në këtë shenjë do gjejnë personin e jetës

Astrologu Jofiel Koço zgjodhi ta niste parashikimin e yjeve për të gjitha shenjat e Zodiakut, duke ndjekur një formë ndryshe nga ajo tradicionalja në spektaklin e ndërrimit të viteve në “Ora News”

Pas Demit, parashikimi i radhës ishte për personat në shenjën e Dashit.

“Atëherë cilat do të jenë shenjat që do jenë më shumë të favorizuara në fushën e dashurisë?!

Le të kalojmë tek beqarët: Kush do të jenë beqarët/et që favorizohen për të gjetur një partner/e për t’u fejuar, për t’u martuar?! Ata janë personat Dash.

Po të dalim tek femrat Dash, të cilat janë në pritje të gjetjes së dashurisë së tyre, viti 2024 është viti ku mund të gjejnë personin e jetës, personin me të cilin të krijojë një lidhje dashurie që të shkojë në fejesë dhe një martesë”, u shpreh astrologu Jofiel Koço.