VIDEO/ Nis me batuta spektakli në “Ora News”, Xhavit Dedej: Na paskeni ndarë burrat veç dhe gratë veç...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2024, 10:13
Gazetarët e Radio Televizionit “Ora News” Klodi Karaj dhe Sonila Musaj vendosën të heqin petkun e lajmeve dhe u shfaqën ndryshe teksa moderuan emisionin special të ndërrimit të viteve të realizuar nga “Ora News”.
“Mirë se ju gjejmë të gjithëve në shtëpitë tuaja”, ishte urimi i Klodit në çelje të emisionit.
Ndërkaq në panelin e parë të të ftuarve specialë në këtë spektakël ishin këngëtarët: Xemi Hasrama, Linda Kulla, Teuta Tenolli, Rubi, Xhavit Dedej, Mirjeta Mames.
Teksa u ftua për të zënë vend në panel, këngëtari Xhavit dedej do të shkëmbente batutat me moderatorët Klodi Karaj dhe Sonila Musaj.
“Na paskeni ndarë burrat veç dhe gratë veç eee”, u shpreh plot humor këngëtari Xhavit Dedej.
