“Merret mësysh shumë kollaj”/ BRICJAPI - Ja çfarë do të ndodhë me personat në këtë shenjë në 2024-n, sipas astrologut

Astrologu Jofiel Koço zgjodhi ta niste parashikimin e yjeve për të gjitha shenjat e Zodiakut, duke ndjekur një formë ndryshe nga ajo tradicionalja.

Kjo dhe për shkak të interesimit plot humor të moderatores së spektaklit të fundvitit në Ora News, Sonila Musai, e cila i përket kësaj shenje.

“Meqë ju më thatë që jeni e shenjës Bricjapi, duhet t’ju them që Bricjapi është një shenjë mjaft karrieriste, ka kërkesa shumë për veten, sidomos në fushën profesionale.

Dhe Bricjapët janë drejtues dhe pak diktatorë tek njerëzit që kanë rrotull, sepse vendosin gjithmonë veten. Janë njerëz që kërkojnë vëmendje dhe sidomos famë, kërkojnë të jenë të njohur në rrethe të caktuara njerëzish.

Por është dhe shenja që fatkeqësisht, Bricjapi merret mësysh shumë kollaj.

Viti 2024 për Bricjapin vazhdon të jetë në pozicion shumë të mirë. Vazhdojnë të jenë ato tiparet e Bricjapit që gjithmonë kërkon ngritjen në nivel social, kërkon të marrë përgjegjësi mbi vete, kërkon të marrë drejtim mbi vete.

Pra, kërkon të jetë drejtues gjithmonë në një sektor. Gjithashtu, sektori i biznesit dhe financave është ai që merr shumë vëmendje, duke qënë se është dhe shenjë toke Bricjapi. 

I jep shumë rëndësi parasë, e shpenzon me shumë racionalitet, nuk është nga ato që e shpërdoron paranë shumë kollaj Bricjapi, pasi është shumë sistematik.

Të lindurit me 4 janar vazhdojnë të jenë shumë autoritarë, pavarësisht se nuk e shpreh, por e demonstron në rrethin tënd familjar kryesisht. Kërkojnë të vendosin gjithmonë veton.

Por, të mos harrojmë që Bricjapët janë shumë kapriçiozë, dhe kjo mund të krijojë një ndërlikim shumë të madh në marrëdhëniet me njerëzit. Me PR-n e saj, sepse Bricjapët janë parakushtëzues.

Bricjapët kanë një gjë që nuk e shprehin lehtë ndjenjën e tyre, ndaj mbajnë një mur mbrojtës për veten e tyre për të mos e shprehur jashtë se çfarë ndjejnë dhe çfarë mendojnë”, theksoi astrologu Jofiel Koço.