“Mirë se ju gjejmë të gjithëve në shtëpitë tuaja”/ Urimi ndryshe i gazetarëve “moderatorë”: Bëjeni këtë mbrëmje të paharrueshme
Gazetarët e Radio Televizionit “Ora News” Klodi Karaj dhe Sonila Musaj vendosën të heqin petkun e lajmeve dhe u shfaqen ndryshe teksa moderuan emisionin special të ndërrimit të viteve të realizuar nga “Ora News”.
“Mirë se ju gjejmë të gjithëve në shtëpitë tuaja”, ishte urimi i Klodit në çelje të emisionit.
E ndërsa pritej të prezantonin të ftuarit dy moderatorët e nisën këtë puntatë jo vetëm me urimet e tyre për shqiptarët, por ata do të bënin dhe një përmbledhje se si ishte viti që lamë pas për ta.
Sonila Musaj: “Ka qenë viti më i bukur le të them për mua. Ka qenë një vit plot sfida dhe i realizuar deri diku, kështu që shpresoj që të nisi mbarë edhe viti 2024 për mua”.
Klodi Karaj: “Duke qenë se unë jam gjithmonë i parimit që duhet të dominojë ajo balanca e peshores gjithmonë nga e mira, të tjerat pastaj janë të pranueshme.
Sepse gjithmonë mirë – mirë, nuk e kuptojmë asnjëherë domosdoshmërinë e të qenurit mirë me të vërtetë, pa qenë edhe në ato momentet tona të sikletshme të përditshme në familje dhe në punë. Por janë gjëra të njëjta për të gjithë besoj”.
