Xhixho: Çmimet në stratosferë për festat e fundvitit, qeveria pasurohet, mbështetja për qytetarët zero
Përmes një daljeje për mediet, Erisa Xhixo e Partisë së Lirisë u shpreh se qeveria e mbyll këtë vit me arkën plot sepse të ardhurat nga TVSH janë rritur.
Xhixho: Pensionistët e mbyllin vitin me tryezën bosh sepse qeveria i gënjen me një bonus qesharak. Pesë mijë lekë për pensionistët e Shqipërisë, 100 euro për pensionistët e Kosovës. 7 miliard euro buxheti i Shqipërisë, 3.5 miliardë euro buxheti i Kosovës. Qeveria e Kosovës ndan 100 euro për çdo fëmijë të vendit, qeveria e Shqipërisë nuk i ka pasur kurrë prioritet fëmijët.
Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk do të vënë dot në tryezën e festës gjelin e detit, i cili kushton mbi 12 mijë lekë të reja. Plot të tjerë privohen edhe nga ushqimet bazë, të cilat kushtojnë 2 apo trefish më shumë. Ndërsa shqiptarët e varfër shtrëngohen para shpenzimeve të festës, qeveria lëshon dorën me inceneratorët e PPP-të. Një qeveri që e ka injoruar qytetarin çdo ditë të vitit, nuk mund ta bëjë atë prioritet as në ditët e fundit.
