Rama uron Krishtlindjen me Onufrin: Simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2023, 20:05
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeminstri i vendit Edi Rama ka bërë një urim për festën e Krishtlindjes.
Në postim Rama ka vënë një ikonë të pikturuar nga ikonografi i madh shqiptar Onufri. Ikona paraqet skenën e lindjes së Krishtit në grazhdin e Bethlehemit 2023 vite më parë.
Rama shkruan se kjo tablo është pikturuar në atelienë e Çetirëve dhe është simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit. Kryeministri e mbyll postimin duke uruar bekime dhe festa të bardha.
Urimi i kryeministrit Rama:
Me këtë tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve, si simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit, ju uroj bekime dhe festa të bardha.

