Zjarri "që dogji" shtetin/ Shefi i zjarrfikëses në Lushnje: Nuk patëm kapacitete për të ndërhyrë në kohë, flakët nisën...
Institucionet shtëtërore dështuan ditën e djeshme për të vënë nën kontroll flakët e zjarrit që shkrumboi një qendër tregtare në qytetin e Lushnjës.
Kjo pasi autoritetet nxituan të lajmëronin "fitoren", pasi zjarri do të riaktivizohej edhe më egërsisht, por duket se as aktivizimi i forcave të armatosura nuk solli rezultat në shuarjen e tij.
Xhezmi Metushi, shefi i zjarrfikëses në Lushnje, ka folur për "betejën" me zjarrin që përfshiu dje qendrën tregtare e për pasojë 42 persona u asfiksuan dhe u shtruan në spital.
Ai ka thënë për mediat se nuk kanë pasur kapacitet për të ndërhyrë në kohë.
Ai shpjegoi se vatra e parë e zjarrit erdhi nga kati i katërt i një dyqani kepucësh, pastaj u perhap me shpejtesi.
“Nuk patëm kapacitete për të ndërhyrë në kohë. 10 apartamente banimi dje ne rrezik te madh, dhe 4 zjarrfikes u plagosën”- ka thënë mes të tjerash ai.
Gjithçka nisi rreth orës 14:40, në qendrën tregtare që ndodhet mes dy godinave me apartamente banimi. Flakët përfshinë fillimisht katin e dytë dhe të tretë. Është ende e paqartë se çfarë i shkaktoi flakët të cilat përparuan me shpejtësi nëpërmjet hapësirave të ajrimit.
Përhapja e shpejtë e flakëve vështirësoi punën e zjarrfikësve lokalë, për të cilët fillimisht ka qenë i pamundur lokalizimi i flakëve dhe që kërkuan ndihmë nga Tirana dhe qytetet pranë.
Në ndihmë të tyre shkuan forca nga kryeqyteti, por edhe Fieri e Patosi. Banorët e kateve të para u evakuuan me të gjitha mënyrat e mundshme, ndërsa u desh ndërhyrja e forcave RENEA për të shpëtuar banorët që kishin mbetur në katet e larta.
Dëmet më të mëdha i ka pasur qendra tregtare, dyqanet e së cilës u shkrumbuan në 2 kate ndërsa struktura ka pësuar dëmtime të mëdha.


