Krishtlindja dhe mesazhi që përcjell, At Kodheli: Përmes dashurisë dhe sakrificës, njeriu lidhet me Zotin
At, Nikolla Kodheli ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për festën e Krishtlindjeve. At Kodheli u shpreh se përmes dashurisë dhe sakrificës, njeriu lidhet me Zotin.
‘’Krishti lindi për secilin prej nesh, si foshnje ndonëse nuk gjeti dot një familje, një shtëpi por natyra mund të themi, kafshët I dhanë atij mundësinë që të mëshirohej dhe të bëhej njeri për secilin prej nesh.
Zoti është dashuri, dhe kaq shumë e do perëndia botën sa zbrari veten e tij nga froni dhe erdhi dhe mori formë njeriu.
Përmes dashurisë dhe sakrificës edhe ne ti ngjajmë perëndisë.
Njeriu lidhet me vendin që lind. Nëse të rinjtë tanë do largohen, do mbetemi një vend I plakur dhe vendin e tyre disa njerëz do ta zënë. Është moment të qëndrojmë të gjithë së bashku’’, tha ndër të tjera At Kodheli.
