Protestuesit zhbllokojnë kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2023, 15:00
Ministrja e ekonomisë së Kievit, Yulia Svyrydenko, ka njoftuar se protestuesit polakë kanë zhbllokuar pikë-kalimin kyç kufitar Shehyni-Medyka, midis Polonisë dhe Ukrainës.
“Një përmirësim i rëndësishëm në situatën në kufirin perëndimor”, tha Svyrydenko, raporton Guardian.
Kamionistët kishin bllokuar disa kalime me Ukrainën që nga 6 nëntori duke kërkuar nga Bashkimi Evropian të rivendoste një sistem ku kompanitë ukrainase kanë nevojë për leje për të operuar në bllok, dhe e njëjta gjë për kamionistët evropianë që kërkojnë të hyjnë në Ukrainë.
Atyre më vonë iu bashkuan fermerët që kërkuan subvencione nga qeveria për misrin dhe jo rritje të taksave.
