Donte të vizitonte nënën e sëmurë në Britani, gjykata refuzon kërkesën e Andrew Tate
Një kërkesë e bërë nga Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristani, për ta vizituar nënën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, pas një sulmi në zemër, është refuzuar prej një gjykate në Rumani.
“Shteti rumun ka vendosur që ajo të jetë e vetmuar për Krishtlindje, nëse është e gjallë”, ka thënë Andrew në "X", platformë e njohur më parë si "Twitter".
Vëllezërit Tate aktualisht përballen me akuza për dhunim dhe trafikim, ndonëse të dy i hedhin poshtë ato. Aktualisht, ata nuk mund të largohen prej Rumanisë. Seanca e fundit është mbajtur me dyer të mbyllura dhe gjyqtari pritet të publikojë arsyetimin mbi vendimin në ditët në vijim.
Vëllezërve u është garantuar liria për të lëvizur brenda Rumanisë, pas një periudhe nën arrest shtëpiak, mirëpo udhëtimi ndërkombëtar është i kufizuar. Ata janë arrestuar në Dhjetor të vitit 2022.
Ata akuzohen se kanë abuzuar me gratë duke u premtuar martesë në këmbim të akteve intime. Andrew Tate insiston se është i pafajshëm, dhe beson se prokurorët kanë mungesë provash për akuzat që rëndojnë mbi të. Ai ka tentuar së fundi që t’i rikthejë asetet e konfiskuara, përfshirë makinat luksoze dhe orë në vlerë të miliona eurove.
My mother has had a heart attack and is in hospital.
— Andrew Tate (@Cobratate) December 21, 2023
I am going to court tomorrow to request an emergency visit to London.

