Në Ukrainë për herë të parë Krishtlindjet do të festohen në 25 dhjetor
Në Ukrainë për herë të parë Krishtlindjet do të festohen në 25 dhjetor. Një veprim i tillë shënon një shkëputje të fortë kulturore me rusinë, e cila festën e ka në 7 janar sipas kalendarit Julian.
Po ashtu autoritetet synojnë që përmes kësaj simbolike të tregojnë sinjale të qarta për drejtimin nga perëndimi.
Ndërkaq edhe në fabrikat e zbukurimeve po rikthehet jeta dhe më e dukshme në zonat që në vitin 2020 u pushtuan nga rusia.
BBC ka realizuar një reportazh në Fabrikën e dekorimit të Klavdievo-Tarasove, në një qytet të vogël në rrethinat e kievit, që dikut ishte një nga tre ndërmarrjet kryesore që furnizonin të gjithë Bashkimin Sovjetik.
Me ndërhyrjen ushtarake gjithccka u vu nën kontrollin e tankeve ruse, ku moska u akuzua për vrasjen e 500 civilëve.
Tashmë me afrimin e festave aty ka nisur punimi i qelqit dhe veshjen me ngjyrat e krishtlindjeve.
Ndër zbukurimet tradicionale janë edhe ato që kanë si motiv luftë. Ushtarë në miniaturë të ukrainës, avionë mig, kamion të kievit që tërheqin një tank të rusisë janë vendosur në rafte duke treguar se beteja që shpejt do të hyjë në vitin e tretë ka prekur gjithë aspektin shoqëror
“Duhet të besosh, të shpresosh – dhe çlirimi do të ndodhë, kështu do të jetë”, shprehen punonjësit duke shtuar se pavarësisht luftimeve krishtlindjet do të vijnë sërish


