Tajvani akuzon sërish Pekinin për aktivitet ushtarak në zonën neutrale mes dy vendeve

Autoritetet e Tajvanit kanë raportuar këtë të shtunë se kanë vërejtur aktivitet ushtarak të kinësz rreth ishullit, duke tensionuar kështu edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

‘Anije luftarake dhe 10 avionë ushatarake kanë kaluar vijën e ndjeshme mesatare të ngushticës së Tajvanit, ose zona afër’ ka deklaruar ministria ndërsa shton se ka dërguar patrullat për monitorim.

Linja mesatare dikur shërbente si një pengesë jozyrtare midis dy palëve, por aeroplanët kinezë tashmë fluturojnë rregullisht mbi të.

Tajvani i qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Kina e pretendon si territorin e saj, ka rreth 4 vite qe ankohet për patrullime dhe stërvitje të rregullta ushtarake kineze pranë ishullit. Hera e fundit ishte më 7 dhjetor dhe bëhej fjalë për 13 mjete ushtarake.

Në të dy rastet, zyrtarët njoftojnë se kanë identifikuar avionë të tipit J-10 dhe J-11 dhe bombardues me me aftësi bërthamore.

Pekini nga ana e tij nuk ka komentuar për valën e aktiviteteve ushtarake, por më herët ka deklaruar se ato synojnë parandalimin e "kolapsit" midis separatistëve të Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara, dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Kinës.

Ndërkaq qeveria e Tajvanit që është është duke u përgatitur për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 13 janarit 2024, ka ofruar vazhdimisht bisedime me Kinën, duke hedhur poshtë pretendimet e Pekinit për sovranitet.