Përdhoset me svastika varri i ish-kancelarit gjerman, Helmut Schmidt

Varri i ish-kancelarit gjerman, Helmut Schmidt është përdhosur me svastika në varrezat e Hamburgut, tha sot policia.

”Ky akt vandal u bë mbrëmjen e së premtes, një ditë para se Schmidt, i cili vdiq në 2015, të kishte 105-vjetorin e lindjes. Autorët mbeten të panjohur dhe svastikat janë pastruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Schmidt shërbeu si kancelar midis 1974 dhe 1982.

Ai bëri emër si shef policie në Hamburg në kohën e përmbytjeve të vitit 1962 që shkatërruan qytetin.

Ai shërbeu si oficer kundërajror në ushtrinë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u nderuar me Kryqin e Hekurt për shërbimin e tij gjatë rrethimit të Leningradit të atëhershëm nga Wehrmacht-i, tani Shën Petërburg, gjatë luftës.