Helmohen në darkën e fundvitit rreth 700 punëtorë të linjës ajrore "Airbus Atlantic"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2023, 09:35
Më shumë se 700 punëtorë të stafit "Airbus Atlantic" besohet se janë sëmurë pas darkës së Krishtlindjeve të kompanisë, kanë thënë autoritetet shëndetësore në Francë.
Punëtorët e linjës ajrore, në Francën perëndimore, kishin përjetuar të vjella dhe diarre, sipas agjencisë shëndetësore "ARS".
Është e paqartë se çfarë kishte në menynë e darkës festive që u kthye në makth para Krishtlindjeve.
"Airbus" nuk i është përgjigjur BBC-s për një shpjegim.
"Airbus Atlantic" është një degë e prodhuesit më të madh të aeroplanëve në botë, dhe ka 15,000 punëtorë në pesë vende.
